Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka pritur në një takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka pritur në një takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka pritur në një takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert, i cili shfaqi gatishmërinë për bashkëpunim. Me këtë rast ministri Sefaj e njoftoi ambasadorin Chabert për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë duke vlerësuar se situata e përgjithshme e sigurisë është e qetë. Ai po ashtu vuri në dukje angazhimet që po bëhen sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ambasadori francez vlerësoi të arriturat në Kosovë dhe u shpreh i gatshëm në vazhdimin e bashkëpunimit të mirë që ka ekzistuar mes dy vendeve, sidomos sa i përket bashkëpunimit policor mes dy vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …