Çerdhja e premtuar gjatë fushatës u hap në fshatin Duhël

Komuna e Suharekës, ka hapur  çerdhen e re në fshatin Duhël. Në përurim krahas nxënësve, mësimdhënësve dhe qytetarëve tjerë, të pranishëm ishin edhe Ministri i Arsimit Shyqeri Bytyçi, kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, Zv.ministri dhe kryetari i Nismës dega në Suharekë, Sami Hajdaraj dhe zyrtar tjerë. Kryetari Muharremaj, me këtë rast tha se: “Premtimin e dhënë e bëra realitet, kjo është çerdhja e dytë e mandatit tim. Të ngjashme do të hapim edhe në vende tjera. Ky institucion parashkollor do ti shërbej jo vetëm fëmijëve të Duhlës por edhe të fshatrave tjerë si Bllacë, Javor, Luzhnicë dhe Dragaçinë”. Ndërsa Ministri Bytyçi, edhe kësaj radhe ka falënderuar kryetarin Muharremaj, për angazhimin e mirë që po bënë në lëmin e arsimit. Në këtë çerdhe deri sot janë lajmëruar 20 fëmijë, ndërsa ky numër shumë shpejt do të arrijë deri në 50 fëmijë. Për të pranishmit fëmijët kanë shfaqur edhe një program kulturor.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …