Çerkin Dukolli: 20 vite me Radio Kosova e Lirë, 20 vite me zërin e lirisë!

Çerkin Dukolli: 20 vite me Radio Kosova e Lirë, 20 vite me zërin e lirisë!

Zëvendës-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Çerkin Dukolli, përmes një shkrimi i ka uruar  Radio Kosova e Lirë 20 vjetorin e themelimit. Ai ka thënë se RKL shpejt u shndërrua në zë të fuqishëm të luftës çlirimtare, duke transmetuar informacione nga fushëbeteja të ndryshme.

“Në Berishë, në janarin e acart e të krenarisë të vitit 1999, 20 vite më parë në orët e pasditës jehoj kumbueshëm zëri i luftës çlirimtare përmes valëve të Radio Kosova e Lirë. RKL shpejt u shndërrua zëri i fuqishëm i luftës sonë çlirimtare, duke transmetuar informacione nga fushëbeteja të ndryshme anëkënd vendit. RKL me zërin e saj, u dha forcë e moral të gjithë luftëtarëve të UÇK-së gjatë gjithë kohës. RKL edhe nga paslufta e deri tani, njëjtë vazhdon të jetë zëri i krenarisë së epokës së lavdishme të UÇK-së, duke na ofruar programe dhe emisione tematike për dëshmorët e kombit, për betejat dhe luftën e drejtë të UÇK-së. 20 vite punë dhe angazhim me të vetmin qëllim informimin e drejtë të opinionit publik. Urime 20 vjetori i funksionimit RKL. Urime menaxhmentit, stafit dhe të gjithë dëgjuesve”, ka shkruar Dukolli.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …