Çerkin Dukolli

Çerkin Dukolli: Ambienti i sigurt dhe i shëndetshëm në vendet e punës, nënkupton, ruajtjen e jetës së punëtorëve

Zëvendës-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Çerkin Dukolli, ka marrë pjesë të premten në shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Siguri dhe Shëndetin në Punë, organizuar nga kompania “Sharr Cem”.  Në fjalën e tij zëvendësministri Dukolli ka thënë se kujdesi institucional për siguri dhe shëndet në punë, përveç që është obligim ligjor, mbi të gjitha është çështje humane, ngase kemi të bëjmë me ruajtjen e shëndetit dhe jetës së njeriut. “Ofrimi i ambientit të sigurt dhe të shëndetshëm në vendet tona të punës, nënkupton, ruajtjen e jetës dhe shëndetit të vetë punëtorëve,  punëdhënësve por edhe të  gjithë atyre që për ndonjë arsye apo  tjetër kanë qasje në ambientet e punës”, është shprehur ai. Dukolli ka theksuar se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale  ka ndërmarrë veprime të konsiderueshme në këtë drejtim. “Rrjedhimisht kemi  harmonizuar legjislacionin nga kjo fushë me atë të BE-së,  kemi ndërtuar  trupat ekzekutive inspektuese dhe përtej saj  çdo vit po ndërmarrim  fushata vetëdijësuese, me qëllim që të informojmë palët për detyrimet që kanë në raport me aktet juridike të sigurisë dhe shëndetit në punë”, ka deklaruar Dukolli.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …