Certifikohen 7 zyrtarët komunal të komunës së Deçanit më sukses të lartë

Universiteti Amerikan në Kosovë certifikoi zyrtaret  e institucioneve lokale dhe qendrore për Programin e Lidershipit Transformues – Trajnime për Shërbyes Publik. Pjesëmarrës të këtij programit ishin edhe zyrtaret nga Komuna e Deçanit. Në Ceremoninë e Certifikimit të Grupit të Katërt (Viti Akademik 2017/2018) i gjithë grupi i përbërë nga shtatë veta nga Komuna e Deçanit përfundoj me sukses trajnimin duke treguar rezultate të larta gjatë gjithë periudhës së trajnimit për 14 javë,  e ata janë:

–          Asim Cenaj,

–          Lendim Kuqi,

–          Ajne Iberhysaj,

–          Ali Tahirsylaj,

–          Vlora Agaj,

–          Enver Cacaj dhe

–          Adem Mataj

Trajnimi  ka qenë  një program intensiv për udhëheqje, analizë të politikave publike, vendimmarrje të bazuar në dëshmi dhe vlerësim të programit. Programi për zhvillimin e Politikave Publike dhe Lidership  është  financuar nga populli Amerikan nëpërmjet USAID-it. Në ceremoni, u theksua rëndësia për ngritje të aftësive të shërbyesve civil  për nevojën e  përgatitjes së kuadrit për politika publike. Në fund të ceremonisë u vlerësua puna e grupit Komunal te Deçanit për aftësitë e treguara gjatë trajtimit të temave për politika publike, koordinim të grupit, vijueshmëri,  përkushtueshmërisë si dhe u certifikua dhe u vlerësua si grup i suksesshëm.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …