CERTIFIKOHEN DREJTORË E KOORDINATORË TË SHKOLLAVE PËR VLERËSIMIN E PËRFORMANCËS SË SHKOLLËSNË KLINË

Janë certifikuar drejtorë dhe koordinatorë të shkollave të Komunës së Klinës për vlerësimin e përformancës së shkollës pas trajnimit 5 ditorë me temë: Vlerësimi i brendshëm i shkollës. Trajnimi është organizuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Klinë dhe është mbështetur nga Instituti Pedagogjik i Kosovës. Pjesëmarrësit, gjatë 5 ditëve të trajnimin kanë dëshmuar përkushtim dhe angazhim për vlerësimin e përformancës. Pas përfundimit të trajnimit ekipet e shkollave në periudhën dy mujore kanë realizuar procesin e vetëvlerësimit në shkolla, ku secila shkollë ka dorëzuar në DKA raportet e përfundimit të punës. Pastaj, Instituti Pedagogjik i Kosovës, i ka vlerësuar këto raportet të shkollave dhe pas kësaj ka certifikuar drejtorët dhe koordinatorët. Vlerësimi i përformancës së shkollës është obligim me Udhëzime Administrative të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbajti takim me mekanizmat relevant rreth parandalimit të përhapjes së zjarreve

Sot në Viti, me nismën e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti është mbajtur …