Charles Michel: Vuçiq e Kurti duhet të tërheqin barrikadat dhe policinë dhe të vazhdojnë negociatat

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka thënë se drejtuesit e Kosovës dhe të Serbisë duhet të ndërmarrin hapa për shtensionimin e gjendjen në veriun e Kosovës. Ai ka shkruar se po mban kontakte të ngushta me kreun e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell lidhur me situatën në veri të Kosovës. “Është koha si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën, Aleksandar Vuçiq dhe Albin Kurti, që të tërhiqen dhe të shtensionojnë situatën, duke përfshirë tërheqjen e Njësisë Speciale të Policisë dhe barrikadat dhe të vazhdojnë negociatat mbi propozimin e Përfaqësuesit Special të BE-së Mirosllav Lajçak”, ka shkruar presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …