Christian Schilling: Është turp që Evropa nuk është në gjendje që të bëjë një politikë të qartë kundrejt Serbisë e Kosovës

Christian Schilling: Është turp që Evropa nuk është në gjendje që të bëjë një politikë të qartë kundrejt Serbisë e Kosovës

Ish-përfaqësuesi i Lartë i OKB-së për Bosnje-Hercegovinën, Christian Schwarz-Schilling, kritikon faktin që nga 27 shtete anëtare të BE-së pesë shtete nuk e kanë njohur Kosovën dhe thotë se për këtë shkak “Evropa nuk është në gjendje që të bëjë një politikë të qartë kundrejt Serbisë dhe Kosovës. Dhe ky është turp!” “Kosova duhet të ishte njohur prej kohësh prej vendeve të BE-së. Për shkak të pesë vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, BE-ja s’është në gjendje për një politikë të qartë ndaj Serbisë dhe Kosovës. Dhe kjo është turp!. Ato shtet nuk e kanë njohur Kosovën vetëm për shkak të problemeve të brendshme siç është Katalonja, apo çështje të ngjashme”, ka thënë ndër të tjerash Christian Schëarz-Schilling për “DW”.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …