J. Krasniqi

Jakup Krasniqi kundër propozimit për ndërtimin e xhamisë në oborrin e Universitetit të Prishtinës

Në një reagim të tij lidhur me propozimin për ndërtimin e një xhamie në kompleksin,  universitar, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi u shpreh kundër ndërtimit të xhamisë  në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

Në reagimin e tij thuhet:

Kompleksi Universitar, duhet të mbetet aty ku është, asnjë profiter nuk e ka të drejtën ta kthej Tokën Publike të përcaktuar për gjënë më të shenjtë të një kombi, e që në fakt është e shenjtë për gjithë njerëzimin, pra, për Arsimin, edukimin, dijet shkencore, pa të cilat gjëra nuk ka zhvillim, nuk ka progres, nuk ka shtet pasi nuk do kishte as komb modern e me kulturë tradicionale që i jep zemër, shpirt, mendje e jetë kombit e shtetit. Në Kompleksin Universitar të Prishtinës nuk duhet lënë asnjë objekt fetar, pasi ai është i vetmi vend në Kryeqytet, ku është rezervuar për dije e dritë, për arsim e edukim, për studim e shkencë, për zhvillim e progres. Pa të cilat gjera, ky vend e ky komb nuk mund t’i shtijë rrënjët në ardhmëri. Nëse gjenerata e re e studentëve, nuk është më këmbëngulëse për t’i mbrojtur interesat e ardhmërisë së kombit, rrënjët tona do t’i mbesin vetëm të kaluarës. Gjersa ata do të mbesin pa ardhmërinë e tyre, të familjeve dhe të kombit të tyre.

Ata që nuk e ndjejnë vetën shqiptar, nuk ia kanë bërë asnjë argatë të vetëm shqiptarizmës, nuk e kanë as edhe një të drejtë t’ua mohojnë shqiptarëve ketë të drejtë, madje kushdo qofshin ata e në cilëndo fuqi të thirreshin ata! Ardhmërinë e këtij kombi ia kanë përcaktuar: Bardhylët, Agronët, Teutat, Skënderbegët, Rilindësit, Pavarësistët e krejt deri të Adem Legjendaret e UCK-së! Ketë duhet ta dinë të gjithë ata që shqipen e kanë gjuhë të nënës!

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …