Christopher Hill, ka deklaruar se Amerika dhe BE-ja presin që Serbia t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë

Christopher Hill, ka deklaruar se Amerika dhe BE-ja presin që Serbia t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë

Ambasadori amerikan në Serbi, Kristopher Hill, ka deklaruar se Amerika  dhe BE-ja  presin që Serbia t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë, por se Beogradi vendos për këtë, pa presion. Megjithatë, ai nuk tregoi qartë nëse do të kishte pasoja nëse Beogradi do të qëndronte në pozicionin aktual. Hill thotë gjithashtu se Serbia duhet të “rimendojë” nëse beson se Rusia do ta ndihmojë në zgjidhjen e problemeve me Kosovën. Ambasadori amerikan ka folur edhe nëse ka ndonjë pritshmëri nga qeveria e re serbe, ndërsa ka treguar edhe se për çfarë kanë folur senatori Kris  Murphy dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq. Hill tha se “Serbia duhet të veprojë si anëtare e BE-së dhe t’u bashkohet sanksioneve. “Është e qartë se kjo është politika jonë dhe nga ana tjetër Serbia duhet të mendojë për të”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …