Cilët anëtarë të familjes së Lumnije Gërxhaliut, bashkëshortes së Hashim Thaçit i vrau dhe i masakroi regjimi serb në vitin 1999

Cilët anëtarë të familjes së Lumnije Gërxhaliut, bashkëshortes së Hashim Thaçit i vrau dhe i masakroi regjimi serb në vitin 1999

Lumnije Gërxhaliu- Thaçi sulmohet  nga disa faqezi e  pizevenga të Fajsbukut e faqeve të tjera të dragëta, vetëm pse është bashkëshortja e Hashim Thaçit, pa marrë parasysh se sa anëtarë të familjes së saj i ka vrarë dhe i ka  masakruar  ushtria dhe policia serbe, gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999.

Në vazhdimësi Lumnije Gërxhaliu-Thaçi  është sulmuar nga të çoroditurit e  “Facebook” – ut, duke përdorur standarde të dyfishta ndaj grave në Kosovë. Kjo pjellë agresive njerëzish  pa moral dhe pa ndjenja kombëtare nuk e merr në konsideratë faktin se zonja Lumnije Gërxhaliu është pjesëtare e një familjeje,  e cila ka humbur shumë anëtarë në masakrat e vitit 1999, në fshatin Studime të Poshtme të Vushtrrisë, ku janë vrarë dhe ekzekutuar 145 shqiptarë, pleq, gra dhe fëmijë. Vetëm nga familja Gërxhaliu të së cilës i takon Lumnije Thaçi, me atë rast  janë ekzekutuar 37 anëtarë të familjejes së ë gjerë.

Serbët në luftën e fundit kanë vrarë këta anëtarë të familjes së Lumnije Gërxhaliut-Thaçi:

Haki Gërxhaliu, vëllai i Lumnijes, bashkëshortes së Hashim Thaçit.

Xhevdet Gërxhaliu, djali i vëllait

Shaban Gërxhaliu, axha

Kadri Gërxhaliu, djali i axhës

Sejdi Gërxhaliu, djali i axhës

Nuhi Gërxhaliu, djali i axhës

Fahri Gërxhaliu, djali i axhës

Nexhip Gërxhaliu, djali i axhës

Abdyl Gërxhaliu, djali i axhës

Po ashtu ajo ka humbur edhe anëtarë të tjerë të familjes së gjerë,  duke përfshirë edhe Selatin dhe Xhemail Gërxhaliun me familje. Selatin Gërxheliut, dëshmor i UÇK-së, serbët i kanë pushkatuar krejt familjen. Ata që nuk kanë respekt për pësimet e tilla të familjeve dhe i përbuzin ato, do të duhej ta kishin  vendin në Serbi, atje ku jetojnë vrasësit e shqiptarëve. (Lajm i komentuar nga RKL, burimi, gazeta Metro)

Kontrolloni gjithashtu

Vazhdojnë seancat në Hagë, dëshmon eksperti holandez në rastin kundër Thaçit dhe të tjerëve

Në gjykatën speciale në Hagë, edhe nesër do të vazhdojë procesi gjyqësor në rastin ku …