Gjatë kësaj jave në Gjykatën Speciale fillon gjykimi ndaj krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj

Në Gjykatën Speciale po mbahet seanca përgatitore në gjykimin kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, pa praninë e tyre

Sot në Gjykatën Speciale,  në Hagë, po mbahet seanca përgatitore në gjykimin kundër  krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Pasi u diskutuan disa çështje të tjera, gjykatësi u ndal në çështjen e pjesëmarrjes së dëshmitarëve të zgjedhur nga Prokuroria në procesin gjyqësor. Avokatët e Gucatit dhe Haradinajt kanë kërkuar që Prokuroria t’i publikojë emrat e dëshmitarëve që i ka zgjedhur për t’i dëgjuar, ndërsa Prokuroria përmes një parashtrese ka thënë se nxjerrja e këtyre emrave mund t’i rrezikonte ata. Me këtë rast, gjykatësi e pyeti prokurorin nëse i kanë njoftuar dëshmitarët se nuk do të aplikoheshin masa mbrojtëse për ta. Ju i keni kërkuar këtyre personave që t’i përgatisin deklaratat për procesin gjyqësor”, ka saktësuar gjykatësi. Duke mbrojtur mënyrën e sjelljes së prokurorisë me dëshmitarët, prokurori i Zyrës së Prokurorit të Specializuar tha: “Kjo është mënyra. Ne duhet të marrim deklarata, duhet t’i nxjerrim ato.” Dy krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, nuk kanë marrë  pjesë në seancën e parë përgatitore.

Kontrolloni gjithashtu

“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: “Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në”

Edhe Zona Operative e Nerodimes i është bashkuar aktivitetit “Zjarri i Lirisë”, në mbështetje të …