Curtis Scaparrotti: Rusia vazhdon të jetë “kërcënim kryesor” për sigurinë Euro-Atlantike

Curtis Scaparrotti: Rusia vazhdon të jetë “kërcënim kryesor” për sigurinë Euro-Atlantike

Komandanti i forcave amerikane në Evropë, Gjenerali, Curtis Scaparrotti, ka thënë se Rusia vazhdon të jetë “kërcënim kryesor” për sigurinë euro-atlantike dhe ka shprehur shqetësime për modernizimin e programit ushtarak të Moskës. Duke folur në një seancë të Dhomës së Përfaqësuesve më 13 shkurt, Scaparrotti ka thënë se Rusia synon të minojë çdo hap drejt integrimit të Ballkanit në aleancën euro-atlantike, përmes dezinformimit dhe mbështetjes së forcave ekstreme në rajon. Rusia ka vazhduar të jetë konkurrente strategjike dhe është kërcënimi kryesor për stabilitetin e ambientit euro-atlantik” ka thënë ai para Komitetit të Senatit për Shërbime të Armatosura. Derisa Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kenë superioritet ushtarak në botë, rritja e kapaciteteve ruse rrezikon përparësitë tona ushtarake dhe sfidon aftësitë tona për të vepruar në mënyrë të pakontestueshme në të gjitha fushat, si dhe zvogëlon mundësitë tona për të luftuar agresionin rus”. Ai po ashtu ka përmendur se derisa Moska synon të shtojë kapacitetet ushtarake, SHBA-ja mund të vazhdojë të jetë superiore vetëm duke investuar në mbrojtje.

Kontrolloni gjithashtu

Olaf Scholz

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bërë thirrje Kosovës e Serbisë të angazhohen më shumë në normalizimin e marrëdhënieve

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen më shumë …