Hajdar Beqa: Sveçla e Selmanaj punojnë për agjentura turke, “s’deshën të vërtetën për deportimin e gylenistëve”

Hajdar Beqa: Sveçla e Selmanaj punojnë për agjentura turke, “s’deshën të vërtetën për deportimin e gylenistëve”

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa hedh dyshime se deputetët: Xhelal Sveçla e Driton Selmanaj, punojnë  për ndonjë agjenturë turke, sepse kanë qenë të pa interesuar për të zbardhur të vërtetën për rastin e deportimit të gjashtë shtetasve turq. Dyshimin e tij e bazon në faksin se Sveçla ka qenë anëtar, dhe Selmanaj nënkryetar i Komisionit Hetimor Parlamentar për Zbardhjen e Çështjes së Deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova, gati një vit më parë. Ata kanë bërë shkelje nga mbledhja e parë deri në të fundit. Kanë dëgjuar palët e dëshmitarët edhe pa kuorum. Janë dëgjuar me 2, 3, 4 deputetë, derisa për Kuorum janë dashur të jenë së paku 6 deputetë”, ka thënë Beqa. Pastaj ka pasur raste kur mbledhja e Komisionit është thirrur në kohët Seancës së Kuvendit. Për deputetin seanca është ngjarja më e madhe, Beqa ka saktësuar se dështimi i punës në Komisionin Hetimor rrjedhë nga “paaftësia e tyre për të menaxhuar dinamikën e punës të cilën e kanë përcaktuar paraprakisht të gjithë anëtarët e Komisionit”.

“Kam dyshim se nuk kanë qenë të interesuar për ta kryer punën. Madje dyshoj se punojnë për ndonjë agjenturë turke dhe janë të painteresuar për ta zgjidhur çështjen dhe të vërtetën”, ka thënë ai. “Komisioni i ka pasur 11 anëtarë, PDK-ja vetëm 2 anëtarë. Çdo vendim aty ka mundur të merret me 6 anëtarë, pra pa dy të PDK-së aty kanë qenë 9 anëtarë”, thotë ai. Ka akuzuar dyshen Sveçla e Selmanaj edhe pse i bënë publike dhe ia dorëzuan Prokurorisë gjetjet e Komisionit.

“Mandati ynë është marrë nga Kuvendi, në harmoni me ligjin. Mandati jonë ka qenë që ta hartojmë një raport, të cilin duhet t’ia dorëzonim Kryesisë së Kuvendi, në mënyrë që i njëjti të miratohet ose jo në seancë. Ne nuk kemi arritur ta kryejmë punën tonë, sepse vetëm kemi dëgjuar të gjitha palët, i kemi dëgjuar edhe familjarët dhe avokatët, por nuk kemi arritur të përfundojmë raportin. Kur në thirri kryetari për të miratuar raportin, ne veç ishim pa mandat. Nuk ka qenë mandati ynë që gjetjet t’ia dorëzojmë mediave e Prokurorisë sepse nuk na ka dhënë mandatin Prokuroria por na ka dhënë Kuvendi”, ka thënë ai. Si shkelje e ka përmendur edhe përfshirjen e një ekspertit të huaj në Komision, pa e bërë verifikimin e tij nga AKI-ja, nëse i njëjti punon për ndonjë shërbim të huaj.

Sidoqoftë, ka thënë se tash Prokuroria është duke e kryer punën e vet, dhe sipas tij, ai dhe PDK-ja janë të interesuar që të zbardhet e vërteta rreth kësaj ngjarje, e cila u kthye në vëmendje të publikut pas reagimit fillimisht nga SHBA-ja, e përkrahur edhe nga Britania e Madhe, që kërkoi përgjegjësi institucionale në Kosovë rreth kësaj ngjarjeje.

Kontrolloni gjithashtu

Olaf Scholz

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bërë thirrje Kosovës e Serbisë të angazhohen më shumë në normalizimin e marrëdhënieve

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen më shumë …