D.P.S.C, “Jetimat e Ballkanit” dhe Komuna e Malishevës do të ndërtojnë tri shtëpi në Kërvasari

Developpement de projets Socio-culturels (DPSC) nga Gjeneva, shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe Komuna e Malishevës, do të ndërtojnë tri shtëpi për tri familje në fshatin Kërvasari, të cilët jetojnë në kushte të rënda, në shtëpi të vjetra pa kushte normale banimi. Shoqata DPSC, “Jetimat e Ballkanit”, të prirë nga hoxhë Halil Kastrati dhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i kanë vizituar këto tri familje, të cilave edhe ju kanë dhënë lajmin për ndërtimin e shtëpive. Njëra nga këto tri shtëpi, është edhe shtëpia e cila u dogj ditë më parë. Shoqata DPSC, do të ndërtoj dy nga tri shtëpitë, ndërsa shoqata “Jetimat e Ballkanit” në bashkëpunim me Komunën e Malishevës, do të ndërtojnë shtëpinë e tretë në këtë fshat. Komuna e Malishevës dhe “Jetimat e Ballkanit”, kanë marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e disa shtëpive në Malishevë. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka falënderuar donatorët, për ndërtimin e këtyre shtëpive, dhe për të gjitha shtëpitë që janë duke i ndërtuar në tërë vendin. Kryetari i fshatit Kërvasari, Besnik Bytyçi, i cili gjithashtu është angazhuar për sigurimin e donacioneve për ndërtimin e këtyre shtëpive, në emër të fshatit Kërvasari i ka falënderuar shoqatën DPSC, shoqatën “Jetimat e Ballkanit” dhe Komunën e Malishevës. Po ashtu edhe përfituesit, i kanë falënderuar të gjithë, për këtë ndihmë jetike për familjet e tyre. Shtëpitë do t’ ju ndërtohen familjeve të Rifat Bytyçit, Dritan Avdi Bytyçit dhe Lulzim Bytyçit.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …