Gabriel Escobar

Gabriel Escobar: Edhe anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian është një synim strategjik i saj

Diplomati amerikan, Gabriel Escobar, është cituar të ketë  deklaruar se procesi i integrimit në BE duhet të përshpejtohet për vendet e Ballkanit, pasi edhe anëtarësimi i Serbisë në  BE është një synim strategjik i saj.  Në shumë mënyra, ajo po bën përparim në atë drejtim. Këtë vit ata hapën kapituj të rinj negociues, bënë përparim. Duhet të them se Serbia është një vend evropian. Prandaj mendoj se Serbia është gjithnjë e më e interesuar për marrëdhëniet e saj me Evropën, sesa me Lindjen”, tha Escobar. Ai shtoi se procesi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të përshpejtohet dhe vlerësoi se do të kontribuojë në stabilitet. Escobar tha me këtë rast se suksesi i Kroacisë në drejtim të integrimit euroatlantik mund të jetë një model i mirë për vendet në rajon, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …