Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka akuzuar qeverinë Kurti për shkarkim e bordit të AKP, dhe emërimin e bordit të ri. Sipas tij Kurti po do ti kapë institucionet në emër të çkapjes. “Po e shoh njëfarë tendence, e pash edhe sot në Komisionin Parlamentarë, edhe jam ka pe nijë, diqysh po ju ngutet që në emër të çkapjes me kap sa më shpejt shtetin. Kurti e ka përdorë, dhe doli në foltore, çka ka qef me dëgju populli tha: Na e nalum hajnin në Kosovë, edhe ma nuk ka hajni AKP-ja mshelet, shuhet. AKP sot nuk është shuar. AKP është qatu”, tha ai. “Paramendoni çfarë argumenti një takim i bordit kushton 20 mijë euro, e i këtij bordit të ri sa kushton?!,”. Nuk është këtu një parti shtet, diqysh fortë është ka i ngutet që në emër të çkapjes me kap sa më shpejt shtetin” tha ai

Daniel Server: Vetë dialogu e po ashtu edhe marrëveshja nuk do të kishin kuptim nëse do të ishin: “merre ose lëre”

Analisti i mirënjohur amerikan, Daniel Serwer, ka deklaruar se një propozim i cili nuk lë hapësirë për diskutim dhe ofrim të ideve, nuk ka kuptim. Vetë dialogu e po ashtu edhe  marrëveshja nuk do të kishin kuptim nëse do të ishin: “merre ose lëre”. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë i bie që propozimet e Kurtit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, nuk janë marrë parasysh. Nëse kështu kanë thënë ndërkombëtarët, është refuzim i kushteve të kryeministrit. Do të kishte pak kuptim në dialogun e ardhshëm dhe aq më pak në marrëveshje nëse propozimi është “merre ose lëre”, ka thënë ai. Por pavarësisht, këtyre zhvillimeve në dialogun Kosovë – Serbi, Serwer mendon se Kurti ka bërë mirë kur i ka propozuar gjashtë kushtet për themelimin e Asociacionit. Sipas tij, kjo do të ndihmonte në fokusimin e diskutimeve. Sa i përket çështjes së Asociacionit, presioni ndërkombëtar është shtuar sidomos kohëve të fundit, për shkak edhe se procesi i dialogut tashmë ka arritur në një fazë finale. Themelimi i një bashkësie të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive është refuzuar disa herë publikisht nga Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …