Serwer

Daniel Serwer: Formimi i Asociacionit të Komunave serbe nuk ishte në versionin bazë të propozimit gjermano-frëng

Eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, ka deklaruar për mediet në Austri se formimi i Asociacionit të Komunave serbe nuk ishte në versionin bazë të propozimit gjermano-francez. Ai tha se Serbia ka kërkuar që Asociacioni të formohet sa më parë dhe se shtetet e Quintit kanë përmbushur kërkesën e Beogradit në versionin e dytë të propozimit, i cili  parasheh që komuniteti serb në Kosovë të financohet drejtpërdrejt nga Serbia. Është e sigurt se Beogradi mund të përdorë komunitetin për të ushtruar kontroll, por Beogradi tashmë kontrollon dhe financon komunat me shumicë serbe përmes Listës Serbe, tha Server. Ai kritikon faktin se propozimi, siç thotë ai, nuk i referohet Kushtetutës së Kosovës si pikënisje, pasi që Gjykata Kushtetuese i shpalli parimet e planifikuara të Asociacionit si pika që bien në kundërshtim me kushtetutën. Në propozim nuk përmenden pesë anëtarët e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën. 10 vjet më parë, kur u arrit marrëveshja për formimin e Asociacionit, shumë supozuan se Serbia një ditë, në kuadër të zgjerimit të BE-së, do ta njohë Kosovën, gjë që, rrjedhimisht, do ta bënin edhe pesë shtetet anëtare të unionit, të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën. Është relativisht e lehtë të bëhet trysni mbi Kosovën, sepse Prishtina nuk ka zgjidhje tjetër veçse të ndjekë anëtarësimin  në NATO dhe në BE ka saktësuar analisti, Daniel Server.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …