Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fund do të tërhiqet nga manovrimet e tanishme në Veri

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar për situatën e tensionuar në veri, duke thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  në fund do të tërhiqet. Metoda e kryeministrit ndaj situatës në veri të vendit është e gabueshme, dhe ai e di këtë. Në fund do të tërhiqet. Por, këto manovrime po na kushtojnë me jetë njerëzish. Tensionet e kontrolluara, para kompromisit të madh. Kjo është logjika. E kuptuam. Mjaft e bëtë  parimorin e guximtarin, kryeministër. Në vend se t’i sillnit tregimit për Kosovën dimensionin e paqes dhe vendosmërisë, ju, vetëm sa e keni deformuar atë vullnet të shprehur historikisht, duke mos përfaqësuar asgjë më shumë sesa interesin tuaj për imazhin e një politikani guximtar.  Le ta kujtojmë se pasiguria është kryefjala e kësaj qeverie, madje në secilën sferë. Ju udhëhiqeni përmes pasigurisë që shkaktoni çdo ditë, ka deklaruar kryetari i PDK-së, Dardan Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti

Ymeri: Qëndrimi i kryeministrit Kurti për të shkuar në zgjedhje nëpërmjet shpërndarjes së Kuvendit, nuk është i sinqertë

Ish kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja, …