Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu kritikon Qeverinë: Për gjashtë vjet po përsëriten të njëjtat projekte, pa asnjë investim të ri

Analisti politik Dardan Sejdiu ka kritikuar ashpër qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se për gjashtë vjet qytetarëve u janë prezantuar vazhdimisht të njëjtat projekte infrastrukturore, pa nisur iniciativa të reja zhvillimore. Sejdiu tha se projektet si Autostrada e Gjilanit, rruga për Mitrovicë, rruga për Podujevë dhe autostrada për Gjakovë po përmenden prej vitesh, pa përparim domethënës. “Neve nëpër këmbë po na sillet që gjashtë vjet Autostrada e Gjilanit, nëpër këmbë po na sillet rruga për Mitrovicë, nëpër këmbë po na sillet Podujeva, nëpër këmbë po na sillet Autostrada për Gjakovë”, deklaroi Sejdiu. Ai theksoi se gjatë kësaj periudhe nuk është prezantuar asnjë projekt i ri madhor, ndërsa numëroi edhe lëshime të tjera që, sipas tij, e kanë karakterizuar qeverisjen aktuale. Sejdiu u ndal edhe te gjendja fiskale e vendit, duke theksuar se Kosova vazhdon ta ketë borxhin publik më të ulët në rajon, duke lënë të kuptohet se ka hapësirë për më shumë investime në zhvillimin e infrastrukturës dhe ekonomisë.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku pezullon negociatat për institucionet, ngase janë dorëzuar 148 nënshkrime për shkarkimin e tij

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka pezulluar të gjitha angazhimet për formimin …