Daut Haradinaj kërkon që të vazhdojë subvencionimi i qirave dhe pagave në sektorin privat deri në fund të këtij vit

Daut Haradinaj kërkon që të vazhdojë subvencionimi i qirave dhe pagave në sektorin privat deri në fund të këtij viti

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, i është drejtuar me një thirrje publike Qeverisë së Kosovës për të ndërhyrë në aspektet fiskale dhe financiare që pandemia të shkaktojë dëme sa më të vogla në ekonominë e Kosovës. Ai ka propozuar në emër të AAK-së që të vazhdojë subvencionimi i qirave dhe pagave në sektorin privat deri në fund të këtij viti, në muajin dhjetor. Haradinaj ka kërkuar nga Qeveria lehtësira fiskale dhe linjë të veçantë të subvencioneve për rreth 7,000 biznese të gastronomisë. Shefi i GP të AAK-së ka kërkuar edhe ndihmë financiare për përkrahje direkte për masa mbrojtëse nga pandemia në këtë sektor.

Kontrolloni gjithashtu

Lushtaku i kundërpërgjigjet Gërvallës: Për dështimet e qeverisë nuk mund të fajësohet Sami Lushtaku

Kandidati i PDK-së për deputet, Mërgim Lushtaku, i është kundërpërgjigjur ministres në detyrë të Punëve …