Daut Haradinaj paralajmëron Serbinë: Për 24 orë i mbledh 10 mijë ushtarë nëse rrezikohet Kosova

Pas deklaratave të presidentes Vjosa Osmani, e cila tha se në fund të muajit maj institucionet e Kosovës kanë marrë informacione specifike për lëvizjet e Serbisë në kufi, ka reaguar edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj. Haradinaj u shpreh i gatshëm që, në rast të ndonjë agresioni nga Serbia, të veshë sërish uniformën dhe të mobilizojë 10 mijë ushtarë brenda 24 orëve. Ai tha se fryma patriotike dhe gatishmëria për mbrojtjen e vendit sot është edhe më e lartë se në vitet e luftës. Jo vetëm unë, mendoj që çdo qytetar i Republikës së Kosovës duhet të jetë në vijë të parë. Jam i bindur që fryma nacionaliste sot në Kosovë është 100 herë më e fortë se në vitin 1997”, deklaroi Daut Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …