leoni

Daut Haradinaj

Daut Haradinaj: Serbia ta pranojë gjenocidin në Kosovë dhe të kërkojë falje, nëse do paqe dhe stabilitet në rajon

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, në 21 vjetorin e masakrës së Reçakut, ka kërkuar nga Serbia ta pranojë gjenocidin, e të kërkojë falje, nëse do paqe dhe stabilitet në rajon. Haradinaj ka shkruar se Deklarata e ambasadorëve të SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, e rikonfirmon edhe njëherë se masakra e Reçakut ndodhi bashkë me masakrat tjera dhe këtë e bëri Serbia. “Të gjithë duhet të dinë se përderisa Serbia po vazhdon të jetë sateliti rus në Ballkan edhe Evropë, si Kosovë mbetemi fuqishëm të rreshtuar me SHBA-të e shtetet tjera mike dhe gjithmonë të gatshëm të mbështesim dhe përkrahim ruajtjen e paqes, sigurisë, demokracisë dhe stabilitetit në rajon e më gjerë, kurdo që kërkohet nga ne”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

PDK ngre alarmin për manipulim zgjedhor në Shtime – dyshime për “Trenin Bullgar” në Belinc

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka ngritur …