Kryesia e fshatit Reçak ka reaguar lidhur me anashkalimin e 22-vjetorit të Masaksës së Reçakut nga Presidenca e Kosovës

Historianët e Deçanit: Ka ardhur koha që gjenocidi i kryer nga shteti serb, të njihet ndërkombëtarisht

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, konsideron se mohimi i Masakrës së Reçakut, por edhe i masakrave të tjera nga shteti serb, është kthim pas në histori dhe ringjallje e dhimbjeve të mëdha tek mija familje në Kosovë. Historianët theksojnë së martirët e rënë në masakrën e Reçakut janë gur i madh në ndërtimin e themeleve të shtetit të Kosovës. Ata konsiderojnë se mohimi i masakrës së Reçakut por edhe i masakrave të tjera nga shteti serb, është kthim pas në histori dhe ringjallje e dhimbjeve të mëdha tek mijëra familjeve në Kosovë, të cilat as 21 vjet pas çlirimit të vendit tonë nuk din asgjë për fatin e me të dashurve të tyre. Historianët, theksojnë fuqishëm së ka ardhur koha që gjenocidi që është kryer në Kosovë nga shteti dhe populli serb, të njihet edhe ndërkombëtarisht dhe në të njëjtën kohë shteti i jonë të kërkon zyrtarisht që ky gjenocid të njihet nëpërmjet rezolutave të miratuara nga Kongresi e Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thuhet në komunikatën zyrtare dërguar medieve.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK

AVDYL HAJREDINI: KONTEKSTI HISTORIK, FILOZOFIK DHE POLITIK I LUFTËS ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS

Konteksti historik Teoritё dhe diskurset pёr koceptin “luftё”, pёr fatin e luftёs, pёr kohёn, pasojat …