Brickos

Jashari: Rruga drejt 14 dhjetorit filloi shumë herët, ishte e gjatë, e mundimshme me shumë sakrifica

Jashari: Reçaku është pjesë e historisë dhe memories tonë të pashlyeshme kolektive që nuk mund ta mohoj askush

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari i ka kujtuar të rënët e masakrës së Reçakut. Ai ka theksuar se falë punës se ambasadorit të OSBE-së, William Walker, lufta jonë çlirimtare mori kthesë të re dhe mbështetje ndërkombëtare. Jashari ka thënë kjo masakër është pjesë e kujtesës tonë dhe nuk mund të mohohet nga askush. “Sot, në 21 vjetorin e masakrës së Reçakut, kujtojmë e nderojmë 45 të rënët e kësaj masakre, të cilët u bënë gurëthemel i Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës. Me këtë masakër, falë punës sensibilizuese të ish ambasadorit të OSBE-së, William Walker, lufta jonë për çlirimin e vendit mori kahje të re dhe përkrahje ndërkombëtare. Masakra e Reçakut ishte dëshmi e fortë e krimit kundër njerëzimit që po zhvillonte agresori serb mbi popullin e Kosovës dhe faktor vendimtar i ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë. Kjo masakër është pjesë e historisë së lavdishme dhe memories tonë të pashlyeshme kolektive dhe atë nuk mund ta mohoj askush. Ambasadori William Walker edhe sot, 21 vite pas luftës është duke u angazhuar në vënien e drejtësisë për viktimat e luftës në Kosovë dhe për këtë shteti e populli i Kosovës i është përherë mirënjohës”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të në rastin …