David L. Phillips

David Phillips: Amerika ka sanksionuar liderë politikë shqiptarë dhe se të njëjtën mund ta bëjnë edhe me kryeministrin Albin Kurti

Profesori amerikan Dejvid Phillips është cituar të ketë deklaruar se nga mënyra se si janë bërë veprimet e fundit në veri nga kryeministri, Albin Kurti, minohen interesat e Kosovës. Dëgjimi i  këshillave amerikane në asnjë mënyrë nuk cenon sovranitetin e Kosovës. Deklarimet e fundit të emisarit amerikan Gabriel Escobar janë qartazi thirrje që Kurti të jetë më i përgjegjshëm ndaj kërkesave amerikane. Phillips thekson se Amerika ka sanksionuar liderë politikë shqiptarë dhe se të njëjtën gjë mund ta bëjnë edhe me kryeministrin Albin Kurti. Kryeministri, Albin  Kurti natyrisht se do të duhej t’i dëgjonte këshillat e aleatëve, meqë një gjë e tillë nuk e cenon në asnjë formë sovranitetin e Republikës së Kosovës. Profesori amerikan thotë se politikbërësit në Kosovë e dinë që për të realizuar synimet e Kosovës kanë nevojë për përkrahjen e Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …