Kristofer Hill

Christopher Hill: Vendet perëndimore e kanë bërë të qartë se Kosova do të përballet me pasoja për shkak të zhvillimeve në veri të vendit

Ambasadori amerikan në Beograd Christopher Hill, tha se vendet perëndimore e kanë bërë të qartë se Kosova do të përballet me pasoja për shkak të zhvillimeve në veri të vendit, duke theksuar se problemet janë me kryeministrin, Albin Kurti. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Kris  Hill  tha se Kurti nuk është pajtuar me kërkesat perëndimore për uljen e tensioneve,  për të tërhequr njësitë e posaçme të policisë dhe kryetarët e komunave nga veriu. Situata në Kosovë ende nuk është zgjidhur. Emisari  Gabriel Escobar dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak i paraqitën propozimet Beogradit dhe Prishtinës – për shtendosjen  e gjendjes, zgjedhje të reja në të cilat do të marrin pjesë edhe serbët dhe një kthim në dialogu për normalizimin, por ai ende nuk është përgjigjur. Mendoj se kemi një problem me Albin  Kurtin, pasi ai nuk është i gatshëm ta pranojë propozimet e Amerikës, as të BE-së. Mendoj se Asociacioni është thelbësor për veriun e Kosovës. Dhe shumica e njerëzve duket se e kuptojnë këtë. Asociacioni është diçka që e kemi premtuar. Është diçka që kemi vendosur ta kemi. Por ndoshta do të jetë e nevojshme t’i shpjegojmë disi komunitetit serb se çfarë do të thotë? Do të thotë aftësi për të pasur shkolla, për të kontrolluar shkollat, për të pasur tekste me të cilat njerëzit janë të kënaqur në ato shkolla, mjete spitalesh, mjekë, kujdes mjekësor, tha mes tjerash ambasadori amerikan në Beograd, Kris Hill.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se është koha që të ecim përpara drejt fitoreve të reja për Kosovën

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 24-vjetorit të themelimit …