Dardan Molliqaj

Çdo veprim për themelimin e Asociacionit është shpëtim për Albin Kurtin dhe në dëm të Kosovës, thotë Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se dorëzimi i një draft-statuti nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, është synim për ta shpëtuar kryeministrin,  Albin Kurti dhe për ta dëmtuar Kosovën. Këtë veprim të Edi Ramës Molliqaj është duke e parë si mënyrë për t’i riparuar marrëdhëniet e Kurtit me faktorin ndërkombëtar. Ai ka thënë se çdo veprim për themelimin e Asociacionit është shpëtim për Kurtin dhe në dëm të Kosovës. Parimisht duhet të dyja duke e ndihmuar e ndërhy për interesa të shteteve respektive sepse jemi një komb. Madje Shqipëria e ka obligim edhe kushtetues, në preambulë kujdesin për shqiptarët jashtë kufijve administrativ të saj. Mund të kesh motiv të mirë, por jo gjithmonë motivi të amniston prej rezultateve që i ke. Kurti sot nuk ka nevojë për me u shpëtuar, sot ka nevojë Kosova me u shpëtuar. Për me u shpëtuar Kosova duhet të shpëtohet edhe nga Asociacioni edhe nga Kurti”, ka thënë Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …