Behxhet Pacolli

Behxhet Pacolli: Kryeministri Rama, ka arsye të fortë pasi e propozoi një draft-Statut për Asociacionin e komunave serbe në veri

Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli, beson se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka arsye të fortë që e  propozoi një draft-Statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, të cilin ua dorëzoi Kancelarit gjerman Olaff Scholz dhe presidentit francez, Emmanuel Macron. Edi Rama gjithmonë është interesuar që të gjejë zgjidhje në mes të Kosovës dhe Serbisë. Po ashtu, ai theksoi se në shumicën e rasteve propozimet e kryeministrit Rama kishin qenë të duhura. Edhe propozimin e fundit e ka bërë në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare. Besoj që Edi Rama, ka pasur një arsye të fortë të dalë me një deklaratë të tillë, të thotë që pa u konsultuar me askënd ka përgatitur një draft-statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, më ka befasuar shumë dhe duhet të shikohet se cila është arsyeja. Në çdo takim që kemi pasur Edi Rama, pikë kryesore të bisedimeve ka pasur Kosovën, zgjidhjen e problemit të saj, ka nënvizuar  Behxhet Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …