David Phillips

David Phillips: Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë pajtuar për idenë e korrigjimit të kufijve

Eksperti i shquar i Amerikës për politikë të jashtme dhe drejtori i Programit për Ndërtim të Paqes dhe të Drejta të Njeriut në Institutin për të Studime të të Drejtave të Njeriut në Universitetin Columbia, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë pajtuar për idenë e kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve me Serbinë. Analisti i shquar, David Phillips është cituar të ketë theksuar më tutje se nëse kryetari Hashim Thaçi pohon se Qeveria amerikane e përkrah pozicionin e tij, atëherë ai ose i ka keqkuptuar ata, ose po i keqinterpreton. “Kam folur me zyrtarë amerikanë. Qeveria amerikane nuk e përkrah korrigjimin e kufirit, ajo përkrah gjetjen e një zgjidhje të përbashkët të cilën mund ta vlerësojë dhe ajo marrëveshje duhet të gjejë përkrahje nga qeveritë përkatëse dhe nga shoqëria civile”, ka nënvizuar njohësi i mirë i politikës së jashtme amerikane, analisti, David Phillips.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …