Deçani dhe Juniku kanë mbajt punëtori të përbashkët për përgatitjen e buxhetit për vitin 2018

Deçani dhe Juniku kanë mbajt punëtori të përbashkët për përgatitjen e buxhetit për vitin 2018. Kjo punëtori është organizuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSCE) në Deçan. Gjatë kësaj punëtorie është  biseduar për konsolidimin  e buxhetit komunal për vitin kalendarik 2018. Pjesëmarrësit e kësaj punëtorie kanë diskutuar mbi procesin e përpilimit të buxhetit, rolin e qytetarëve dhe pjesëmarrjen e tyre në procesin e përpilimit të buxhetit. Po ashtu gjatë kësaj punëtorie pjesëmarrësit kanë ngritur shqetësimet e tyre sa i përket alokimit të fondeve të mjaftueshme  për mbarëvajtjen e drejtorive të caktuara, siç është sektori i arsimit. Në  kuadër të kësaj punëtorie janë shkëmbyer përvojat dhe praktikat e komunave gjatë procesit të hartimit të buxhetit për vitin 2018, më qëllim të shmangies së vështirësive në të ardhmen, ndërsa zyrtarët komunal të këtyre dikastereve edhe në këtë takim kanë insistuar në pavarësi më të madhe të komunave nga institucionet qendrore në hartimin e buxhetit. Sipas parashikimeve buxheti komunal për komunën e Deçanit në vitin 2018 parashihet të jetë  8 milion e 332,420€.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …