Komuna Deçan

Deçani  kërkon nga qytetarë që të ju përmbahen të gjitha masave

Tashmë, Kosova ka hyrë në fazën më kritike të luftës kundër COVID-19. Prandaj, është obligim i gjithsecilit prej nesh që të respektojmë të gjitha masat për parandalimin e përhapjes së këtij virusi. Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ju bën thirrje publike të gjitha veprimtarive ekonomike në komunën e Deçanit dhe të gjithë banorëve pa dallim, që të ju përmbahen të gjitha masave, në të kundërtën do të shqiptohen sanksione në bazë të legjislacionit në fuqi! Më poshtë, si rikujtim i gjeni masat që duhet të respektohen, në bazë të ligjeve në fuqi:

  1. Çdo qytetar që frekuenton objektin e Komunës për të marrë shërbime, është i obliguar të jetë i pajisur me mjete mbrojtëse (maska dhe dorëza ). Po ashtu, është i detyrueshëm dezinfektimi i duarve me dezinfektues, në hyrje të objektit. Në të kundërtën, nuk lejohen të hyjnë brenda.

  2. Obligohen të gjitha dyqanet e produkteve ushqimore, marketet, bankat dhe barnatoret, që në hyrje të objekteve të tyre të kenë një dezinfektues në dispozicion të klientëve. Po ashtu, obligohen që të mos lejojnë hyrjen e klientëve brenda objektit të tyre, pa mjete mbrojtëse (maska dhe dorëza).

  3. Çdo qytetar që frekuenton institucionet publike, dyqanet e produkteve ushqimore, marketet, barnatoret dhe bankat është i obliguar që të respektojë distancën sociale prej 2m.

  4. Obligohen të gjitha dyqanet e shitjes, marketet, barnatoret dhe bankat në Komunën e Deçanit që të caktojnë një person përgjegjës i cili do të merret me respektimin e distancës së klientëve gjatë frekuentimit të këtyre objekteve.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …