Deçani mbetet përherë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe për miqtë që kanë qëndruar pranë Kosovës në momentet më të rëndësishme të historisë sonë.

Në kuadër të shënimit të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj me bashkëpuntorë  patën nderin dhe kënaqësinë të mirëpresim në Deçan një delegacion të nderuar nga SHBA, të përbërë nga Prof. Daniel Serwer, Prof. Edward Joseph, Major Mario Meruqez, znj. Besa Tafilaj Pinchotti, z. Faton Bislimi, z. Ramiz Tafilaj, si dhe shumë bashkëkombës shqiptaro-amerikanë të respektuar.

Vizita e delegacionit filloi me homazhe dhe nderime në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan, ku u përkulëm me respekt para sakrificës së dëshmorëve të lirisë.

Më pas, delegacioni u prit në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Deçan nga kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, së bashku me kolegë dhe bashkëpunëtorë, ku u zhvillua një takim miqësor dhe u shkëmbyen vlerësime për miqësinë e fortë ndërmjet popullit të Kosovës dhe atij amerikan.

Në shenjë mirënjohjeje dhe respekti të veçantë, për secilin prej mysafirëve u ndanë mirënjohje me motivacionin:

“Me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në shenjë të miqësisë së përhershme dhe respektit të veçantë.”

Deçani mbetet përherë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe për miqtë që kanë qëndruar pranë Kosovës në momentet më të rëndësishme të historisë sonë, ka theksuar me këtë rast, kryetari i Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

U prezantuan tre skenarët e Planit Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Gjatë ditës së sotme, Drejtoria e Urbanizmit dhe Mjedisit e komunës së Ferizajt, në bashkëpunim …