Smajl Latifi

Dega e AAK-së në Rahovec anuloi aktivitetet e fushatës paraelektorale për ditën e sotme, pas aksidentit në fshatin Rogovë

Dega në Rahovec e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka anuluar aktivitet e fushatës paraelektorale për ditën e sotme, pas aksidentit në fshatin Rogovë në të cilën humbën jetën dy të rinj. “Në shenjë respekti e nderimi për dhimbjen e familjeve Thaçi e Krasniqi, pas vdekjes së bijve të tyre në aksidentin tragjik, Shtabi Zgjedhor i AAK-së në Rahovec ka vendosur që të anulojë të gjitha aktivitetet dhe tubimin e paraparë për sonte. Ngushëllime të sinqerta”, është shkruar në njoftimin për media të kandidatit të AAK-së për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …