Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë ka kërkuar që zona e Badovcit të ruhet nga ndërtimet dhe këmbimet

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë ka kërkuar që zona e Badovcit të ruhet nga ndërtimet dhe këmbimet

Kryetari i Grupit të Asamblistëve të PDK-së në Prishtinë, Leutrim Retkoceri, në një konferencë për media tha se as sot grupi i asamblistëve të PDK-së nuk mori pjesë  në mbledhjen e ftuar të Kuvendit Komunal të Prishtinës, sepse është muaji i dytë që ky Kuvend shndërruar në fushëbetejë pronash. “Derisa në mbledhjen e dhjetorit u votua këmbimi i pronave që kanë në epiqendër Badovcin me kuorumin e mundësuar nga opozita me në krye LVV-në, sot nga vetë këta të fundit u inicua anulimi i të njëjtit vendim. Ne e kemi ditur që çështja e Badovcit do të rikthehet në diskurs publik në këtë qeverisje. Ne 2020 kemi votuar kundër, në fushatë kemi deklaruar kundër, dhe vazhdojmë të mos e përkrahim: Zona e Badovcit duhet te ruhet nga ndërtimet dhe këmbimet me çdo kusht, edhe nëse kjo nënkupton që ne, PDK në Prishtinë, si pjesë e koalicionit qeverisës, nuk e mbështesim në Kuvend”, theksoi Retkoceri.

“Partneri i koalicionit, me ne krye Kryetarin Rama, beson që vendimi është i duhur. Te njëjtën, me të drejtën e tij, e ka paraqitur edhe në një konferencë për media. Ky vendim mori mbështetje në Kuvend nga shumica e asamblistëve prezent në mbledhje, por u mundësua vetëm sepse LVV çuditërisht vendosi të qëndrojë në sallë. Këtë njëherë e arsyetoi se duhet ta bënte sepse është në vend pune, kur ne e dimë që ka shumë mbledhje të kaluara ku LVV nuk ka qëndruar në sallë. Më vonë edhe deklaruan se “atyre pronarëve, Komuna iu ka borxh tokë, dhe kjo sipas tyre është e pakontestueshme”, tha Retkoceri. Ai tha se ajo çfarë duhet të theksohet është se ky vendim nuk është me vetëm një vendim i votuar një ditë pune në Kuvendin Komunal të Prishtinës – por tashmë është në Gjykatë.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …