Dëgjimet buxhetore për buxhetin e vitit 2022 të Komunës së Deçanit

Kuvendi i Komunës së Deçanit në bashkëpunim me Ekzekutivin e Komunës, kanë organizuar dëgjime Buxhetore për projekt Buxhetin 2022/24. Në këto takime kanë qenë të pranishëm Kryesuesi i Kuvendit, Dr.Haki Shehaj dhe Drejtori i Financave, z.Agron Demukaj, përfaqësues të dikastereve përkatëse për të cilët edhe janë organizuar Dëgjimet Buxhetore si Drejtori i Shëndetësisë Punës dhe Mirëqenies Sociale z.Musa Berisha, Drejtori i Arsimit z.Bekim Vishaj, Drejtor shkollash, zyrtar nga QKMF-ja, përfaqësues të këshillave të fshatrave dhe qytetarë të cilët treguan transparencë ndaj qytetarëve dhe kërkesave të tyre.

Në takime të ndara janë mbajtë dëgjimet buxhetore për:

Projket –Buxhetin 2022/24 –Grandi për Shëndetësi

Projket –Buxhetin 2022/24-Grandi për Arsim

Projket –Buxheti 2022/24 Diskutim më Këshillat e fshatrave

Drejtori për Buxhet dhe Financa në Komunën e Deçanit z.Agron Demukaj, i shpjegoj burimet e financimit të Komunës, prej nga financohemi, si financohemi dhe sa është buxheti i paraparë për vitin e ardhshëm. Buxheti total i paraparë për vitin 2022 do të jetë rreth 10 milionë e 649,354.00 euro. Kjo shumë do të kalkulohet nëpër kategori, ku do të ndahen ato mjete dhe brenda atyre kategorive në planifikimin final të buxhetit do të shohim si do t’i shpenzojmë. Në këtë takim bëri të ditur se Buxheti Total për vitin 2023 do të jetë 11millionë e251,676.00 euro. Ndërsa për vitin 2024 buxheti në total do të jetë 11million e 793,825.00 euro. Pos këtyre tri dëgjimeve Buxhetore takimi me qytetar ka dështuar të mbahet për shkak të mungesës së qytetarëve si pasoja e masave me Pandemi COVID-19.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …