Brickos

Dejvid Kanin: Veprimet e kryeministrit Albin Kurti, po e ndihmojnë Serbinë dhe po bëjnë që të gjithë ta harrojnë Banjskën

Profesori amerikan  i Studimeve Evropiane në Universitetin, Johns Hopkins, Dejvid Kanin  ka thënë se veprimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, po e ndihmojnë Serbinë dhe po bëjnë që të harrohet  Banjska. Amerikanët nuk duan që Kurti të bëjë gjëra që nxisin konflikte  në një rajon, ka thënë Kanin në një intervistë  për Radion Evropa e Lirë. Një ditë më herët, ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, ka thënë se Qeveria e Kosovës po rrezikon partneritetin me Shtetet e Bashkuara me vendimin e saj për të mos lejuar përdorimin e dinarit serb. Kanin ka thënë se kjo do të thoshte shumë, pasi që Amerika është mbrojtëse e Kosovës. Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e sanksioneve, por ka theksuar se Uashingtoni zyrtar  nuk do të shkojë aq larg dhe ta ndërpresë marrëdhënien me Kosovën. Profesori amerikan Dejvid Kanin ka porositur që Kosova ta shtyjë  sa më shumë që është e mundur zbatimin e vendimit për dinarin, ose ta revokonte tërësisht.

Kontrolloni gjithashtu

Izet Mexhiti: Ligji për partitë politike nuk e lejon Vetëvendosjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti të veprojë në Maqedoni

BDI: Izet Mexhiti në një vijë me Siljanovskën dhe VMRO-në, i kërcënohet Ali Ahmetit

Izet Mexhiti dhe opozita shqiptare, janë bërënë një vijë me Gordana Siljanovskën e VMRO-së. Madje, …