Deklarata e ministrit rus, Sergei Lavrov se edhe lideri nazist, Adolf Hitler kishte origjinë hebreje ka nxitur reagimin e Izraelit

Deklarata e ministrit rus, Sergei Lavrov se edhe lideri nazist, Adolf Hitler kishte origjinë hebreje ka nxitur reagimin e Izraelit

Deklarata e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov se nazisti famëkeq Adolf Hitler kishte origjinë hebreje ka nxitur reagimin e Izraelit. Zyrtarë të lartë të këtij shteti këto deklarata i kanë quajtur “anti-semite dhe të rrezikshme”. Ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid, ka thënë se ambasadori rus do të thirret për “një bisedë të vështirë” lidhur me këtë deklarata të Lavrovi që e bërë të dielën në një intervistë me televizionin italian, në të cilën është pyetur se si Rusia mund të thoshte se duhej të “denazifikonte” Ukrainën, kur presidenti i vendit, Volodymyr Zelenskiy, ishte hebre. Është një deklaratë e pafalshme, skandaloze, një gabim i tmerrshëm historik dhe ne presim një falje”. Kur thonë ‘çfarë nazifikimi është ky nëse jemi hebrenj’, mirë mendoj se edhe Hitleri kishte origjinë hebreje, kështu që nuk do të thotë asgjë” ka thënë Lapid.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …