Delawie: Lufta e Adem Demaçit për të drejtat e njeriut dhe kontributi i tij për Kosovën nuk do të harrohen

Delawie: Lufta e Adem Demaçit për të drejtat e njeriut dhe kontributi i tij për Kosovën nuk do të harrohen

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, i ka shprehur ngushëllime familjes së atdhetarit dhe veprimtarit më të njohur të Kosovës, Adem Demaçi. “Ngushëllime familjes së Adem Demaçit. Lufta e tij e përjetshme për të drejtat e njeriut, dhe kontributi i tij për Kosovën nuk do të harrohen”, ka shkruar Delawie në Twitter.  Adem Demaçi mbajti 28 vjet në burgje për shkak të veprimtarisë të tij atdhetare dhe luftës për lirinë e popullit të Kosovës. Ai vdiq më 26 korrik  në moshën 82 vjeçare.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …