Delegacioni amerikan i Lutjeve të Mëngjesit viziton Prekazin

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” delegacionin amerikan të Lutjeve të Mëngjesit, të kryesuar nga kongresisti Randy Hultgren, të shoqëruar nga disa deputetë të Parlamentit të Republikës së Kosovës. Të gjithë së bashku kanë bërë homazhe te varri i Komandantit Legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, duke shprehur respekt gjithashtu edhe për dëshmorët tjerë të Familjes dhe Lagjes Jashari. Pas homazheve, delegacioni ka vizituar Kompleksin Përkujtimor, ku ciceroni zyrtar u ka rrëfyer ngjarjen e luftës së 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998, ku luftuan anëtarët e Familjes Jashari përballë policisë dhe ushtrisë serbe. Për pak çaste kanë qëndruar edhe në hapësirat e Muzeut të Kompleksit, ku ruhet një pjesë e historisë së luftës së lavdishme të Adem Jasharit dhe Familjes së tij. Kryetari Jashari në shenjë respekti, miqve amerikanë u ka dhuruar libra biografik të luftës, të botuara në gjuhën angleze, duke iu shpreh mirënjohje atyre dhe popullit amerikan, për mbështetjen e madhe për popullin shqiptar të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi priti në takim përfaqësuesit e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë

I shoqëruar nga drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Berat Duraku, kryetari i …