Delegacioni i Serbisë në Uashington: Ishin 16 pika në letër, e në 10 prej tyre nënkuptohet se duhet të ketë njohje reciproke

Delegacioni i Serbisë në Uashington: Ishin 16 pika në letër, e në 10 prej tyre nënkuptohet se duhet të ketë njohje reciproke

Ministri i Financave të Serbisë, Sinisha Mali, pjesë e delegacionit të Serbisë në Uashington, ka konfirmuar atë që kanë shkruar më herët mediat serbe, se kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq iu ka vënë mbi tavolinë letra, ku në një prej pikave thuhet se duhet të vijë deri te njohja e përbashkët e dy shteteve: Kosovë – Serbi. “Kemi pranuar një letër, që është më e vështira qëkur kemi nisur bisedimet me Prishtinën. Ishin 16 pika në letër, e në 10 prej tyre nënkuptohet se duhet të ketë njohje reciproke. Nga 20 njerëzit në bisedime, jo vetëm shqiptarët, në çdo fjalë tonë ka reagime agresive”, ka thënë  ministri serb. Sipas tij, shumë pak është folur për temat e ekonomisë. “Pika 10 ka të bëjë me njohjen reciproke. Ka edhe tema ekonomike që kanë të bëjnë me infrastrukturën, autostradat, hekurudhat e të tjera”, ka shtuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …