leoni

Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi u votua me 80 vota për, 11 kundër, një abstenim

Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi u votua me 80 vota për, 11 kundër, një abstenim

Pas një dite me përplasje madje edhe me arrestimin nga ana e Policisë së shtatë  deputetëve të Vetëvendosjes,  pasi nga salla u nxorën me dhunë  deputetët e krahut të Albin Kurtit, Kuvendi i Kosovës ka votuar për ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi. Për demarkacionin kanë votuar 80 deputetë, 11 deputetë kanë votuar kundër, ndërsa një ka abstenuar.. Seanca e cila ka filluar në orën 11:00 është ndërprerë katër  herë pasi që deputetët e Vetëvendosjes kanë hedhur gaz lotsjellës. Çështja e demarkacionit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi, në tri vitet e fundit ka qenë arenë e përplasjeve në Kuvendin e Kosovës, meqë me një marrëveshje paraprake mes autoriteteve të Kosovës dhe Malit të Zi, në shënjimin e vijës kufitare me këtë shtet sllav,  Kosova ka humbur 8200 hektarë tokë e pyje.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …