Dëme të mëdha nga vërshimet dhe përmbytjet në Rahovec, kërkohet përkrahje urgjente të Qeverisë

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me nënkryetarin Fatmir Iska dhe drejtorë komunal, pas një nate të vështirë për bashkëqytetarët, sot kanë vizituar zonat e prekura, posaçërisht përmbytjet e mëdha që ndodhën mbrëmë gjatë gjithë natës në komunën e Rahovecit. Kryetari Latifi ka thënë: Përmbytjet nga ujërat dhe pasojat që kemi në shtëpi banimi, ekonomi familjare, biznese, hapësira dhe objekte publike i shohim në: Fortesë, Sapniq, Pataqan i Ulët, Ratkoc, Malësi eVogël, Gexhë, Celinë, Xërxë, Retijë, Dejn, Krushë e Madhe, Çifllak, Hoçë e Vogël, Dobidol, Pastasel, Polluzhë, Kramavik etj. Pra, në qytet dhe në shumicën e fshatrave, si pasojë e reshjeve të mbrëmshme dhe erërave të forta kemi: shembje të mureve dhe të dheut në qytetin e Rahovecit, si në: rr.” Milaim n Morina dhe rr. “Mexhit Mustafa” si dhe shembje të murit në rr. “Vëllezërit Frashëri” dhe në disa fshatra. E, drejtoria e emergjencave në komunën e Rahovecit bashkë me zjarrfikësit, drejtorinë e shërbimeve publike, drejtorinë e bujqësisë dhe kompanitë e kontraktuara, por edhe vullnetarë ashtu sikurse mbrëmë, vazhdojnë t’ju dalin në ndihmë familjeve të prekura. Me vendimin e kryetarit Latifi janë formuar komisione të veçanta të vlerësimit, të cilat po regjistrojnë dëmet e mëdha janë amvisëri, ekonomi të shumta familjare, bujqësi dhe infrastrukturë publike. Po bëhet krejt çka është e mundshme si komunë, e pas hartimit të raporteve të vlerësimit, do të kërkojmë nga institucionet qendrore në Prishtinë përkrahje direkte për mbulimin e dëmeve. Qytetarët që kanë nevojë për përkrahje emergjente të lajmërohen te drejtoria e emergjencave në numrin: 029-277-555. Njëkohësisht, ju bëhet thirrje qytetarëve të rrisin kujdesin dhe të  mos lëvizin në pikat ku ende ka pasiguri dhe rrezik.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …