leoni

Sami Kurteshi

Demokracia Plus ka kërkuar shkarkimin e anëtarit të KQZ-së, Sami Kurteshi të Vetëvendosjes

Demokracia Plus ka kërkuar shkarkimin e anëtarit të KQZ-së, Sami Kurteshi. Në kërkesën për shkarkim  thuhet se ne konsiderojmë se Sami Kurteshi, me veprimet e tij, është duke dëmtuar seriozisht statusin dhe integritetin e saj. Në mbledhjen e sotme z. Kurteshi ka pranuar që është përfshirë në një incident me një nëpunës të KQZ-së, duke marrë përsipër rolin e policisë, në vend se të denoncoi në organet përgjegjëse personin në rast të mos respektimit të masave për mbrojtje nga Covid-19. Një ditë më herët, z. Kurteshi kishte deklaruar se nuk e ka sulmuar askënd”. “Ndryshimi i deklaratave nga një i emëruar publik është moralisht e gabuar. Ky nuk është rasti i vetëm kur z. Kurteshi dëmton integritetin e KQZ-së. I njëjti, në vazhdimësi në mbledhjet e KQZ-së ka përdorur gjuhë fyese dhe përçarëse, mizogjene, dhe bulliste. Andaj, kërkojmë nga kryetarja që duke u bazuar në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, nenin 61 paragrafi 5, shkronja d, të shkarkojë anëtarin e KQZ-së Sami Kurteshin, për të mbrojtur statusin dhe integritetin e KQZ-së”, është thënë në kërkesën e  Demokracia Plus.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …