Organizata për monitorimin e universiteteve publike në Republikën e Kosovës ka reaguar për përjashtimin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga ENQA. Përmes një reagimi të bërë për media, Demokracia Studentore kërkon nga institucionet e vendit që të japin përgjegjësi për përjashtimin e AKA nga ENQA. “Studentët kosovarë kanë marrë edhe një goditje të rëndë shkaku i ndërhyrjeve politike në arsim nga Qeveria e këtij mandati dhe kështu Agjencia e Kosovës për Akreditimit është përjashtuar nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA). Politizimi i institucioneve të arsimit është një dëme shumë i madhe që po ju shkaktohet Kosovës në këto vitet e fundi, andaj ne si organizatë kërkojmë nga institucionet e vendit që të japin përgjegjësi para opinionit për dëmet e vazhdueshme që po na shkaktojnë ne studenteve, përjashtimi nga ENQA i shuan ëndrrat tona që të studiojmë jashtë shtetit”, thuhet në reagim.
Kontrolloni gjithashtu
Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull
Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
