Ndërtimi i objekteve kolektive nga serbët në lagjet e shqiptarëve në veri të vendit po shihet si kolonizim dhe spastrim etnik

Departamenti Amerikan i Shtetit ka vërtetuar se Serbia vazhdon të operojë me strukturat e saj paralele në veriun e Kosovës e më gjerë

Departamenti Amerikan  Shtetit ka vërtetuar se Serbia vazhdon të operojë me strukturat e saj paralele në veriun e Kosovës. Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e tij për Kosovën për vitin 2021, thekson se qeveria e Serbisë vazhdon të operojë me struktura paralele në komunat me shumicë serbe në Kosovë. Në raport përmendet se qeveria e Serbisë i përdorë strukturat paralele që të ndikojë te serbët e Kosovës dhe te përfaqësuesit e tyre politike. Serbia  ka vazhduar të operojë me strukturat paralele ilegale, në zonat me shumicë serbe të Kosovës dhe në zonat e banuara kryesisht nga komuniteti goran. Qeveria serbe i përdorte shpesh këto struktura për të ndikuar në komunitetet serbe dhe te përfaqësuesit politikë të tyre”, thuhet në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …