Deputetët e Kuvendit të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra e Armend Zemaj përfaqësojnë Kosovën në Bullgari

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra e Armend Zemaj përfaqësojnë Kosovën në Bullgari

Në Sofje të Bullgarisë po mbahet konferenca e Komsioneve Parlamentare për Çështje të Unionit të Parlamenteve të Bashkimit Evropian COSAC. Përfaqësues të Parlamenteve nga e gjithë Evropa dhe Ballkani Perëndimor të pranishm në këtë konferencë po shkëmbejnë pikëpamjet e tyre lidhur me praktikat më të mira midis parlamenteve kombëtare dhe parlamentit evropian.  Në këtë konferencë Parlamenti i Kosovës po përfaqësohet nga deputetët Blerta Deliu Kodra kryetare e komisionit për Integrime dhe Armend Zemaj zv/ kryetar. 

Përfaqësues të Parlamenteve nga e gjithë Evropa dhe Ballkani Perëndimor shkëmbejnë pikëpamjet e tyre lidhur me praktikat më të mira midis parlamenteve kombëtare dhe parlamentit evropian. Me kërkesë të delegaciont të Kosovës dhe me mbështetje të nikoqirit Kristian Vigenini, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane u propozua që Kosova të jetë anëtare e përhershme në cilësinë e vezhguesit deri në marrje të statusit të kandidatit.

Propozimi u përkrahë nga të gjitha shtetet e pranishme në këtë konferencë dhe si i tillë e ofroj Kosovën me afër anëtarësimit në organizata dhe mekanizma të shumtë të BE-së. Në hapje të punimeve të konferencës kryministri i Bullgarisë Boyko Borissov theksoj perspektivën e qartë të Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së duke potencuar rolin qē ka pasur Bullgaria për të mbështetur normalizimin mardhënjëve të shteteve të Evropës Perëndimore. Konferneca do t’i vazhdojë punimet edhe nesër.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …