Deputetët e opozitës janë larguar nga salla e gjykatës për shkak të vonesës së gjyqtarit të caktuar

Deputetët e opozitës nën akuzë janë larguar nga salla e gjykatës për shkak të vonesës së gjyqtarit të caktuar për të kryesuar mbajtjen e kësaj seance. Gjyqtarin Beqir Kalludra ata e pritën vetëm 15 minuta. Deputetët e akuzuar kanë thënë se sistemi i drejtësisë më Kosovë është selektiv dhe i papërgjegjshëm. “Edhe herën e kaluar na është dashur të presim 1 orë, kjo është papërgjegjësi e tyre dhe 17 shkurti është afër, prandaj ne po largohemi sepse kemi shumë punë dhe nuk kemi kohë që të presim” , ka thënë Albulena Haxhiu për mediet. Ndërsa deputetja e AAK-së, Donikë Kadaj-Bujupi ka deklaruar se   “Drejtësia qëndron jo në qëndrimin neutral midis të drejtës dhe të të gabuarës por në gjetjen e së drejtës dhe mbështetjen e saj kudo kundër të gabuarës. Ne kemi bërë atë që është detyrë, mbrojtëm Kushtetutën”, ka saktësuar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Pagat në Kosovë gati pesë herë më të ulëta se në BE, ndërsa inflacioni mbi dyfish më i lartë

Hendeku ekonomik mes Kosovës dhe vendeve të Bashkimit Evropian vërehet si në nivelin e pagave, …