DeKuvendi i Kosovës ka dështuar ta miratoj rezolutën e Vetëvendosjes dhe rekomandimet e PDK-së për pandeminë

Deputetët e opozitës lëshuan sallën e Kuvendit, ku po diskutohej për themelimin e tribunalit ndërkombëtar

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të Lëvizjes Vetëvendosje e lëshuan sallën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohej për krijimin e një komisioni për themelimin e tribunalit ndërkombëtar për krimet që Serbia i ka kryer gjatë luftës në Kosovë. Deputetët e dy partive politike opozitare janë shprehur të mendimit se kjo është “një tallje me qytetarët, pasi që një tribunal i tillë mund të krijohet vetëm nga Kombet e Bashkuara”. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se “për krijimin e tribunalit për gjenocidin” nuk e ka pritur se do të ketë hezitim. Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se lëshimi i seancës nga opozita  është një gjë e turpshme.  Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, tha se është e pakuptim se si deputetët e opozitës e kanë lëshuar seancën, ndërsa Bilall Sherifi, nga Nisma Socialdemokrate, tha se puna duhet të vazhdojë dhe se kriminelët që kanë kryer krime, duhet të dënohen.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza shfaq dyshime lidhur me komunikimin e njërit prej organizatorëve të sulmit në veri të Kosovës me Mimoza Kusarin

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ngritur një zë kritik në lidhje me dialogun me …