Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Deputetët e partive opozitare në Kuvend kanë lëshuar seancën plenare, pasi mungoi kuorumi nga deputetët e pozitës

Deputetët e partive opozitare në Kuvend kanë lëshuar seancën plenare pasi theksuan se qëndrimi i tyre në sallë është i pakuptimtë kur vet deputetët e pozitës nuk bëjnë kuorumin dhe si rrjedhojë pamundësojnë të kalojnë pikat e rendit të ditës. Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri tha se për një orë e gjysmë nuk është arritur të miratohet as edhe një pikë. “Ne që një orë e gjysmë jemi këtu realisht dhe nuk po mund të kalojmë as edhe një pikë të vetme. Na keni vendosur përpara një kaosi parlamentar dhe ne si grup parlamentar nuk do të vazhdojmë të qëndrojmë në këtë seancë. Është i pakuptimtë qëndrimi ynë në këtë seancë, as edhe një pikë nuk kaloi”, tha ai. Edhe Arben Gashi, shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se nuk do të qëndrojnë në sallë. “Në vazhdën e sjelljeve të papërgjegjshme të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me marrëveshjet ndërkombëtare, duke i spostuar nga rendi i ditës, e bën të pamundur punën e Kuvendit…”, tha ai. Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës në rend dite kishte pikat nga seancat e kaluara, duke përfshirë edhe debatin për dialogun Kosovë-Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …